fbpx
Aktualitet

Artan Hoxha zbulon “pilotët profesionistë”: Janë ulur në Shqipëri pa kontrollorët e stresuar

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar në një status në rrjetet sociale, kaosin e krijuar në Rinas pas bojkotit të kontrollorëve duke iu referuar deklaratës së disave prej tyre që thanë se kërkuan pushim pasi ishin shumë të stresuar.

Hoxha sjell në vëmendje rastet kur trafikantët e drogës kanë ulur avionët në Shqipëri që nga Divjaka, Vlora dhe në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Ai thotë se paskemi pasur me kohë pilotë të certifikuar sipas standardeve të BE pa pasur nevojë fare për kontrollorë të stresuar.

“Kishin lezet “çunat”, ta ulnin avionin ku ta duash, si ta duash!!! E doje per plazh, ne reren e plazhit ta ulnin avionin. E doja ne livadh, ne livadh ta benin zbarkimin. Jo po kulla e kontrollit, jo po sa tu marrim leje kontrolloreve, jo po jane te stresuar kontrolloret?! Ç’e pyet hallin!!!

Keni harruar pilotet veterane italiane, te çertifikuar sipas standarteve te Bashkimit Europiane, qe testonin pistat e reja per eksportin e kanabisit, perpara se te ndertoheshin keto aeroportet moderne ne 3D?!

Me 10 maj 2014, piloti italian Georgio Riformato, 67- vjeç, zbarkoi ne plazhin e Divjakes per te marre nje ngarkese me 400 kg kanabis. Me 24 gusht 2015, piloti nga Vlora, Vilson Lamaj, zbarkoi ne Brindizi, pasi ishte ngarkuar me 120 kg kanabis ne afersi te fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë. Ai kishte ardhur po ate mengjes nga Italia.

Ndersa me 15 shtator 2016, piloti veteran Guido Andrea Guidi, 68-vjec, zbarkoi ne grykederdhjen e lumit Ishem, per te marre nje ngarkese prej 200 kg kanabis… Pilotet deklaruam ne polici pasi u arrestuan, se per te larguar stresin, kishin ardhur per relaks ne Shqiperi.

Por meqe u pelqeu panorama mbi bregdetin shqiptare, nuk e pane te arsyeshme te merrnin leje ne kullen e kontrollit te companise Albcontroll ne Rinas…dhe me kete rast, qe te mos ktheheshin bosh, vendosen te ndihmonin ndonje grup fermeresh narkokulture. Prandaj zoterinj “te stresuar”, beni si te doni, por kemi dhene prova konkrete, qe bejme edhe pa ju

Ja pra qe paskemi patur me kohe, edhe pilote te huaj te çertifikuar sipas standarteve te BE-se, edhe pista fluturimi te verteta, jo ne 3D, ne Divjake, Ishem apo Sevaster, edhe transport nderkombetar ajror pa patur fare nevoje per keta kontrolloret e stresuar….”, shkruan Artan Hoxha.
/mv.abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button