fbpx
KurioziteteLajme

‘Vrava nënën’, i riu thërret policinë pas krimit, gjendet i vetëvarur në dhomë

‘Vrava nënën’, i riu thërret policinë pas krimit, gjendet i vetëvarur në dhomë
Vret nënën e tij dhe pasi telefonon policinë për ngjarjen, vret edhe veten. Kjo është ngjarja tragjike që ndodhi në “Gazoldo degli Ippoliti”, në zonën e Mantova, Itali.

Djali 27-vjeçar mbyti nënën e tij 59-vjeçare dhe më pas u var.

“Unë e vrava nënën time”. Janë këto fjalët e fundit të thëna nga Luca Zapparoli në telefon teksa foli me shërbimin e urgjencës para se të mbyllte atë.

Përpjekje të kota për të kontaktuar atë që shkaktoi alarmin, në ngjarjen që ndodhi sot pasdite.

U gjurmua thirrja për mbërritjen e automjeteve të urgjencës dhe policisë në shtëpi, ku edhe autoritetet u vunë përballë skenën tragjike.

U gjetën dy trupa të pajetë: ai i të riut dhe ai i gruas së mbytur në dhomën e gjumit. Të dy viktimat vuanin nga probleme psikike dhe po trajtoheshin lidhur me to. Arsyet që çuan në vrasje dhe vetëvrasje mbeten të panjohura. Fqinjët flasin për grindje të shumta mes të dyve gjatë ditët e fundit.

Pandemia është provuar shkencërisht se po merr jetë edhe në forma të tjera, teksa ka shtuar depresionin dhe problemet psikike të njerëzve kudo në botë.

javanews.al/a.r

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button