fbpx
Lajme

Ushtarët e parë amerikanë zbarkojnë në Shqipëri një ditë pasi Meta kërcënoi me luftë, minjtë e korrupsionit të LSI fshihen në vrimat e Presidencës

Nis zbarkimi në Kuçovë, Rinas, Durrës dhe Farkë i 6 mijë ushtarëve amerikanë dhe të vendeve të tjera anëtare të NATO për stëvitjen më të madhe në historinë e Shqipërisë, ngrihen kampet e para ushtarake, drejt vendit tonë 18 avionë, 10 anije dhe ajroplanmbajtëse dhe mbi 6 mijë ushtarë, nuk ka asnjë shans për destabilizim nga kokat e korrupsionit e krimit politik

Një ditë pasi Ilir Meta kërcënoi me luftë SHBA-BE, në kuadër të përpëlitjeve për të marrë një garanci se nuk do preket nga SPAK dhe për të mbajtur të bashkuar bandën e tij LSI, në Shqipëri ka nisur zbarkimi i ushtarëve të parë amerikanë, në kuadër të përgatitjeve për stërvitjen ushtarake më të madhe që është zhvilluar ndonjëherë në histori në tokën shqiptare. Ditët e para të muaj prill, që përkojnë me kërcimin e fundit të Metës me destabilizim të vendit, ushtarët amerikanë kanë nisur të zbarkojnë në Rinas, Kuçovë, Farkë dhe Portin e Durrësit, me pajisjet më të fundit ushtarake, duke nisur përgatitjen për stëvitjen e madhe që do të zgjasë deri në 20 qershor dhe që do të drejtohet nga komanda e ushtrisë amerikane në Evropë. Zbarkimi ka nisur në kuadër të planeve të NATO-s dhe SHBA, duke i dhënë një mesazh Rusisë dhe Kinës, se zemra e Ballkanit është me Perëndimin.

burimi/pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button