fbpx
Kuriozitete

“Shtëpia e miliarderëve”, 100 miliarderë jetojnë në Pekin, në krye qëndron themeluesi i Tik Tok

Të paktën 100 miliarderë jetojnë në Pekin, duke bërë që kryeqyteti kinez të quhet shtëpia e miliarderëve. Këtë vend të parë e ka pasur më parë Nju Jork, por ra nga froni, pasi në këtë shtet jetojnë vetëm 99 miliarderë.

Ndërkohë, mediat e huaja shkruajnë se në Pekin jeton themeluesi i kompanisë TikTok ByteDance, me vlerën e pasurisë 35.6 miliardë dollarë. Bëhet me dije se së bashku me Hong Kongun, Kina ka shënuar 210 miliarderë të rinj gjatë vitit të kaluar, më shumë se çdo komb tjetër, sipas raportit të Forbes.

Po ashtu, mediat ndërkombëtare shkruajnë se pesë qytete kineze renditen në mesin e 10 qyteteve me më shumë miliarderë, përfshirë rajonin special administrativ Hong Kong në vendin e tretë me 80 miliarderë, Shenzhen në të pestin me 68 dhe Shanghai në vendin e gjashtë me 64. I vetmi qytet tjetër amerikan që hyri në listë ishte San Francisko, renditet i teti me 48 miliarderë. Pavarësisht pandemisë në të gjithë botën 660 njerëz u bënë miliarderë të rinj, duke e çuar totalin e botës në 2,755 miliarderë me vlerë një kolektive $ 13,1 trilionë dollarë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button