AktualitetEkonomiLajmePolitika

“Nuk mund të na zëvendësoj askush”, kontrollori Trebicka: Jemi kërc ënuar me 20 vite bu rg

Pas deklaratave të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka reaguar supervizori i kontrollorëve të trafikut ajror, Andel Trebicka në një intervistë për ‘Fax News’ është shprehur se ligji ua lejon kontrollorëve që të shpallin paaftësi, pasi puna e tyre është me shumë përgjegjësi dhe nuk mund të punojnë kur janë të stresuar.

Sipas tij, në Shqipëri nuk mund t’i zëvendësojë askush këta kontrollorë, pasi është një proces i gjatë për t’u bërë kontrollor dhe duhen shumë trajnime

“Ne jemi në një lokal afër punës dhe efektivën e policisë janë future brenda në ‘Albkontroll’ për momentin nuk kanë punë me ne. Për momentin gjendja jonë është e rënduar, ju e dëgjuat ministren Balluku në mëngjes kur na akuzoi për gru sht shteti, na ka kërc ënuar se do të dën ohemi me 20 vite bu rg, si mund të punojmë me të tillë stresi.

Kompanitë ajrore paguajnë paratë për kalimin në këtë vijë ajrore. Qeveria jonë këto lekë të aviacionit i ka devijuar nga aeroporti dhe i ka dërguar në aeroportin e Kukësit dhe Air Albania. Nëse bëhet ky hetim atëherë do të shihet se ku kanë shkuar këto para.

Për rrogat, në Shqipëri kur flet ministrja, rrogat në Serbi janë nga 6000 euro, në rast se ne na bie një avion që ka 400 persona ne kalojmë jetën në burg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button