Kuriozitete

Këto ushqime nuk duhet ti hani kur jeni të pirë

Pasi e ke tepruar pak me pijen, stomaku do të jetë automatikisht më i ndjeshëm. Edhe nëse je duke pirë akoma duhet të bësh kujdes me ushqimin që zgjedh të konsumosh. Sigurisht që nuk ka ushqim në botë që të shpëton nga Hangover-i pas pijes, ama stomakun mund ta marrësh me të mirë.

Hamburger

Nëse do të hash hamburger të paktën sigurohu që të jetë me perime.

Pançeta

Pançeta nuk do të të bënte mirë. Në vend të saj zgjidh vezën. Ka proteina dhe janë fiks ato që të duhen pas dëmit që i ke shkaktuar stomakut.

Bulmeti

Bulmetin shmange, sidomos qumështin. Zorrët do të të irritoheshin më shumë dhe akoma më tepër vëmendje duhet nëse je intolerant ndaj laktozës.

Salca e kuqe

Salca e kuqe duhet të shmanget gjithashtu përndryshe do të të shkaktonte urth.

Çokollata

Kafeina e çokollatës, në një stomak që la lundruar në alkool, do të shkaktonte të njëjtin efekt si ushqimet me aciditet të lartë, që të japin parehati stomaku edhe kur nuk ke pirë asnjë gllënjkë.

Kripa

Ushqimet shumë të kripura edhe mund t`i hash, por sigurohu të pish shumë ujë më pas.

Patatet e skuqura

Patatet e skuqura mund të të dehidratojnë. Haji nëse s`ke asnjë zgjidhje tjetër, por si për kripën, vlen e njëjta gjë: Pi sa më shumë ujë.

Portokallet

Aciditeti në portokalle shkakton probleme me tretjen. Në vend të portokalleve, provo një banana. Të bën më mirë sepse shmang dehidratimin.

Karamele

Të kripurat jo, po as të ëmblat nuk duhet t`i hash. Do ndihesh edhe më i uritur pas tyre.

Salcë pikante

Salca pikante dhe alkooli nuk janë kombinimi më i mirë i mundshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button