fbpx
Sport

FIFA publikon renditjen e re të, ja vendi ku ndodhet Shqipëria

FIFA ka publikuar së fundmi renditjen e përgjithshme të përfaqësueseve, ku shihet se Shqipëria vijon të ruajë vendin e 66 ashtu si në renditjen paraardhëse. Kujtojmë se kombëtarja ka zhvilluar tre takime në muajin mars, dy prej të cilëve ndaj Andorrës dhe San Marinos i fituan, ndërsa një tjetër ndaj Anglisë e humbën, megjithatë këto rezultate nuk kanë ndikuar në renditje.

Ndërkohë ka zbritur me tre vende përfaqësuesja e Kosovës, që tani pozicionohet në vendin e 120-ë. “Dardanët” fituan miqësoren ndaj Lituanisë, por më pas humbën dy ndeshjet zyrtare ndaj Suedisë dhe Spanjës.

Renditja vijon të kryesohet nga Belgjika, e cila ndiqet nga Franca, Brazili, Anglia e Portugalia, ndërsa Gjermania pozicionohet në vendin e 12, pasi ka ndikuar jo pak edhe humbja në shtëpi ndaj Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button