fbpx
Retro

Ernest Koliqi: E martë Pashke në Kalabri

Një fotografi e shkrepur një ditë të martë, shumë vite më parë, në Francineto. Në këtë imazh kortezi nga Lucia Martino, shihet Ernest Koliqi dhe Giusepre Ferrari së bashku me gratë arbëreshe, të veshura me veshjet e bukura tradiconale.

Ishte viti 1941, kur Ernest Koliqi vizitoi për të parën herë Horën e Arbëreshëve.

Koliqi ishte një ndër studiuesit më të mëdhenj që ka krijuar një lidhje të fortë, midis letërsisë dhe udhëtimit, dhe ka arritur të kapë shpirtin e kulturës italo-shqiptare, në një kontest ku vendet nuk janë thjesht përfaqësime te modelit real, por edhe atij metaforik dhe antropologjik.

Në një konferencë mbajtur në Cosenza, më 20 shtator të vitit 1964 në kongresin e Dante Aligerit, me titull ” Shqiptarët në Kalabri” vuri në dukje: “Edhe endacakut me përvojë, rrallë i ndodh të hasë ne rrugën e tij, ashtu si në tokën Kalabreze, plot mrekulli të panjohura, kostume me një përzierje harmonike të ngjyrave kaq mbresëlënëse.

Në ato pasqyrohen njëkohësisht ngjyrat e ndezura dhe të venitura të detit me qiellin mesdhetar dhe magjia e lulëzimit pranveror nëpër kodra e male që mbulojnë rrënojat e qytetërimeve të lashta dhe rezonanca musikale e emrit ruan shijet e forta klasike. Horizontet solemne që na japin ndjenjëne pafundësisë, që zhduken përtej imazheve madhështore të maleve, duken të mbështjellë në një atmosferë vetmie primitive ku koha dhe hapësira vërejnëndryshimin e kushteve njerëzore, të cilat ruajnë të paprekur urtësinë e eksperiencave shekullore.

Toka e murgjve, filosofëve dhe poetëve, bujqërve dhe heronjve të jashteligjshëm që gjithmonë preferuan lirinë e pyjeve nga jeta me kufizime, tokë e lëvizshme e banuar nga njerëz të vrazhdë e të heshtur që fsheh në thellësine e shpirtit cilësi njërëzore unike, e cila rrezaton një bukuri të papritur për të gjithë ata që e përshkojnë me një ndjenjë miqësie, si një sekret i thellëplotë me lulishte te guxishme e ujra të freskëta të fshehura nëpër gdhendat e maleve të ashpra.

“Mes peisazheve dhe njerëzve trima dhe të hareshëm bien në sy kostumet me ngjyra ekzotike të kulturës dhe zakoneve të shqiptarëve në Itali, dhe të ceremonive spektakolare fetare me rit bizantin”

(Ernest Koliqi, Ese të letërsisë shqiptare, Leo S. Oloschki, 1972).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button