fbpx
AktualitetLajmePolitika

Artan Fuga mbrojtje kontrollorëve në Rinas: Rama e ka traumë të vjetër “grushtin e shtetit”, mezi pret të shpallë shtetrrethim. Ata janë njëlloj si mbledhësit e plehrave

 

Artan Fuga i ka dalë në mbrojtje kontrollorëve që kanë bllokuar aeroportin e Rinasit duke lënë në ankth e panik mijëra udhëtarë.

Filozofi shkruan se greva e tyre është e barabartë me atë të mbledhësve të plehrave.

Ai thotë se kryeministri Edi Rama e ka traumë të vjetër “grushtin e shtetit”

“Psikopatologjia e fjalës “grusht shteti”

Pyetja ime është se përse u erdhi në kokë termi ky “grusht shteti”?

Për një grevë kontrollorësh ajri nga ato që bëhen me dhjetra nëpër botë. Njësoj siç mund të bëjnë grevë dhe mbledhësit e plehrave në qytet!

Krejt njësoj.

Sepse dikush ka traumën e vjetër meqë parardhësin e vet e kanë akuzuar për grusht shteti dhe i qendron si neurozë e paheqshmenë ink,oshient? Sa trishtim! Sigurisht! Keqardhje!

Apo dikush mezi e pret të ndodhi diçka që të shpalli shtetrrethim?

Shtetrrethim kundër grusht shtetit!

Apo sepse duke e menduar si një projekt të pamundshëm e sheh kudo për ta bërë të mundshëm!

Më intereson shumë psikopatologjia e përdorimit të termit!”, shkruan Artan Fuga.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button