Ekonomi

Vlerësimet e FMN, këtë vit, ekonomia shqiptare me rimëkëmbje më të ngadaltë

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri më pozitive sesa pritej vitin që lamë pas. Por këtë vit, rimëkëmbja do të jetë më e ngadaltë. Konstatimet janë bërë në raportin “Pasqyra Ekonomike Globale 2021”.

Nga tabelat shihet se rënia ekonomike për vitin 2020 ka qenë -3.5%, në nivele të ngjashme me vlerësimet e bëra nga INSTAT pak ditë më parë prej -3.31%.

Ndërsa për këtë vit, FMN e ka rishikuar në ulje pritshmërinë për ecurinë ekonomike të Shqipërisë. Nga +6.1% që ishte vlerësimi i tetorit në +5% në raportin e publikuar sot. Rritja ekonomike pritet të jetë më e ulët në dy vitet në vijim, përkatësisht me 4% në vitin 2022 dhe 3.5% në vitin 2023.

Sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në rajon Shqipëria ka rënien më të ulët pas Serbisë, me vetëm -1%. Ndërkohë që shteti më i goditur nga pandemia rezulton Mali i Zi, me -15.2% rënie. Kjo duke pasur parasysh varësinë e madhe të këtij vendi nga turizmi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button