Bota

Turqia është gati që të ulë tensionet me Bashkimi Europian

Një lajm i mirë vjen nga BE dhe Turqia, ku pritet që të punojnë për të ulur tensionet dypalëshe. Një ditë më parë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen dhe presidenti i Këshillit Europian, Sharl Mishel, presidentin turk, Rexhep Taip Erdoan për të diskutuar mbi raportet dhe perspektivat e bashkëpunimit.

“Fusha e parë që duam të fuqizojmë janë lidhjet ekonomike, duke qenë edhe partneri parësor i Turqisë. Së dyti, duam tryeza dialogu të nivelit të lartë për çështje si ndryshimet klimatike apo për situatën me kovidin-19. Fushat e tretë janë programet e shkëmbimit, dhe e katërta, çështja e refugjatëve dhe e emigracionit”, thanë përfaqësuesit e BE.

Ndërkohë, kujtojmë se marrëdhëniet BE-Turqi u acaruan vitin e kaluar si pasojë e përplasjeve mes Ankarasë dhe Athinës në Mesdheun Lindor, ku Turqia vlerëson se ka të drejtë ta shfrytëzojë për aktivitete ekonomike. Ankaraja gjithashtu ka pretendime për sa i përket ujërave territorialë përballë Greqisë.

Por dy zyrtarët e BE-së thanë se Turqisë i duhet të punojë më shumë për shtetin e së drejtës. Temat e fundit që shqetësojnë Brukselin janë tërheqja e Ankarasë nga konventa europiane për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, dhe largimin me ligj të një partie opozitare kurde nga parlamenti.

“Turqia duhet të respektojë standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, për të cilat vendi është zotuar edhe si anëtar themelues i Këshillit të Europës,” tha presidentja Fon der Lajen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button