fbpx
BotaKurioziteteLajme

Shqiptari i papunë kapet me 30 kg kokainë dhe një tufë me euro në mes të Milanos

Shqiptari i papunë kapet me 30 kg kokainë dhe një tufë me euro në mes të Milanos

Një 27-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me 30 kg kokainë. I riu u ndalua nga karabinierët e Milanos gjatë një kontrolli mbrëmjen e djeshme, teksa e pikasën duke hipur në makinë, por sapo pa policët ai u largua më këmbë.

27-vjeçari u tregua shumë nervoz gjatë ndalimit nga karabinierët, të cilët gjatë kontrollit i gjetën 19.200 euro. Nga një kontroll i mëtejshëm rezultoi se i riu ishte i papunë dhe në lidhje me sasinë e parave që iu gjetën ai tha disa burime jo të besueshme.
Në shtëpi iu gjetën 280 mijë euro dhe 30 kg kokainë. Në fund policët kontrolluan në shtëpinë e 27-vjeçarit në zonën Pozzo Strada, ku gjetën materiale të ndryshme për paketimin e dozave dhe 33 pako kokainë të pastër për një peshë totale prej gati 30 kg. Nëse substancat e paketuara do të shiteshin, vlera e tyre do të ishte rreth 2 milionë e gjysmë euro. Për më tepër, agjentët gjetën edhe 280 mijë euro të tjera. Për 27-vjeçarin dyert e burgut janë hapur.
“Sekuestrimi është absolutisht i jashtëzakonshëm: kishte mbi 30 vjet që asnjë kapje e tillë e kokainës nuk u pa nga policia“,  thuhet në deklaratën e policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button