fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Sherr adoleshentësh te ‘rruga e Kavajës’, dy të rinj godasin me thikë moshatarin e tyre; e bëjnë për spital

 

Sherr adoleshentësh te ‘rruga e Kavajës’, dy të rinj godasin me thikë moshatarin e tyre; e bëjnë për spital

Një sherr mes tre adoleshentësh ka ndodhur sot në mesditë te “rruga e Kavajës”. Dy prej tyre të moshës 16 dhe 17 vjeç kanë goditur me thikë një moshatarin e tyre 16-vjeçar.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. E menjëhershme ka qenë edhe ndërhyrja e policisë për ndalimin e përshkallëzimit të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2021, rreth orës 15:15, në rrugën e “Kavajës”, në afërsi të një lokali si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit K. K., 17 vjeç dhe M. T., 16 vjeç, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale A. B, 16 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” falë reagimit të menjëhershëm kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes në Komisariatin e Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button