KurioziteteLajme

“S’do ia dalin”, Edi Rama: Ilir Meta dhe Saliu janë nxitësit e bllokimit të aeroportit, akt i rëndë!

“S’do ia dalin”, Edi Rama: Ilir Meta dhe Saliu janë nxitësit e bllokimit të aeroportit, akt i rëndë!

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për grevën e kontrollorëve në aeroportin “Nën Tereza”, duke akuzuar presidentin Ilir Meta dhe ish kryeministrin Sali Berisha, si “nxitës të aktit të rëndë”.

Rama thotë se “humoret vulgare” të Metës, i cili pak më parë tha se do të “japë përgjigjen për situatën” sot përmes një deklarate nga Vlora, tregojnë se presidenti Meta është “nxitës i kësaj goditjeje të çmendur”.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button