fbpx
Show-Biz

Pas debatit mes Varrosit dhe Meriton Mjekiqit, ish- gruaja e këtij të fundit, Egesta ka reaguar. Përmes një InstaStory, ajo e ka akuzuar babain e djalit të saj.

Pas debatit mes Varrosit dhe Meriton Mjekiqit, ish- gruaja e këtij të fundit, Egesta ka reaguar. Përmes një InstaStory, ajo e ka akuzuar babain e djalit të saj.

“Pas së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë të cilin mund ta quaj baba “biologjik” e përdori këtë term pasi që, Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live. Ndërkaq që Loarin djalin tonë e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale ku për t’ia ngritur imazhin vetes së tij. Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë.


Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Anbdaj kam vendosur të ndahem nga ai, e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo.

Në një postim tjetër, ajo ka thënë se djali i tyre nuk merr pensionin ushqimor nga babai dhe asnjë mbështetje financiare, dhe i ka bërë thirrje të mos ia përmend më emrin nëpër intervista.


“Ndërkaq që Meritoni nëpër media e përmend që mundohet për të dhe i cek kushtet e mira materiale kinse i rrinë tri vetura të parkuara e deri më tani asnjë dhuratë nuk i ka dërguar djalit të tij për asnjë ditëlindje të paktën dhe vazhdon kështu me gënjeshtra t’i bindë të tjerët.

Loari nuk e ka mbështetjen financiare as atërore nga Meritoni, të cilin kur e ka lënë familja, puna, shoqëria anash, i fola unë në ndihmë për vite me radhë e ai këtë femër mundohet ta përul e ta poshtërojë publikisht në vendin ku ai kthehet te ish-puna (Klan Kosova), ku ishte trajtuar më së keqi duke menduar se me të përulur një femër e ngritë veten”, ka shkruar ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button