fbpx
aktoretLajme

“Organizatorët janë kallëzuar”, Rama apel kontrollorëve: Nuk do gjeni vend, nëse s’ktheheni në punë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi grevën e pashpallur të kontrollorëve të Rinasit.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama iu bën apel kontrollorëve që të rikthehen në vendin e tyre të punës, ose përndryshe nuk do të gjejnë më vend në ‘AlbControl’.

Ndërkohë kryeministri më tej bën me dije se organizatorët janë kallëzuar penalisht.
Rama:

Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin!

Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!

burimi/lajmifundit.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button