fbpx
Sport

Nuk mungon as këtë vit, Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e yjeve

Dy nga skuadrat më të mëdha të Serisë A, vazhdojnë “traditën” e shkëmbimit të lojtarëve të tyre. Mësohet se një tjetër shkëmbim mund të vijë në verë. Sipas mediave italiane, Juventusi po punon për të gjetur një destinacion për Frederico Bernardeschi, ndërsa te Milani është në dyshim të madh rinovimi me Alessio Romagnolin.

Këtij të fundit i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm dhe nuk ka pasur akord për rinovimin. Nga Italia mësojnë se Milani dhe Juve kanë projektuar një shkëmbim mes tyre.

Romagnoli do zinte vendin e Chiellinit, në prag të pensionit të Juve, ndërsa Bernardeschi do merrte rol të rëndësishëm në ofensivën e Stefano Piolit. Ky shkëmbim ka miratimin e Mino Raiolas, agjent i të dy lojtarëve.
burimi/lajmifundit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button