fbpx
AktualitetKurioziteteLajmeTeknologji

Mashtronin njerëzit në internet dhe iu merrnin para si ndihmë për të miturit, arrestohet edhe 34-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

 

Mashtronin njerëzit në internet dhe iu merrnin para si ndihmë për të miturit, arrestohet edhe 34-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e një 34-vjeçari, si pjesë e grupit të “mashtruesve online”, të cilët gënjenin qytetarët dhe iu merrnin para si ndihmë për të miturit me probleme shëndetësore.

 

Si rezultat i punës së policisë është vënë në pranga një nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, shtetasi Arsen Memaj, 34 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

 

Disa ditë më parë është vënë në pranga shtetasja A. H., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila në bashkëpunim me këtë shtetas dhe shtetasin S. N., 37 vjeç, i cili është ende në kërkim, kanë kryer veprime për ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuterik.

 

Ndërkohë autoritetet thonë se vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

Njëkohësisht, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike u bën thirrje të gjithë shtetasve që kanë dyshime të arsyeshme për funksionimin e skemave të tilla të na vënë në dijeni në adresën e postës elektronike Ç@asp.gov.al dhe në numrin e telefonit 0694155552, po ashtu dhe në aplikacionet e komunikimit si ËhatsApp, Viber etj.

Burimi/newsbomb.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button