Sport

Inter, +11 pikë nga Milani. Juventus mund Napolin dhe ngjitet në vendin e tretë

Dyshja Lukaku-Lautaro shkëpusin Interin 11 pikë nga vendi i dytë i Serisë A, që mbahet nga Milan. Në ndeshjen e shtyrë ndaj Sassuolos, ekipi i Antonio Contes fitoi 2-1, me golat e shënuar nga dyshja e sulmit.

Për Sassuolon ngushtoi diferencën Traore, 5 minuta nga fundi i ndeshjes.

Ndërkohë, Juventus fitoi sfidën e zonës Champions me Napolin, duke u ngjitur në vendin e tretë të renditjes, vetëm 1 pikë pas Milanit.

Cristiano Ronaldo në pjesën e parë dhe Dybala në pjesën e dytë ishin autorët e golave për bardhezinjtë, ndërsa Lorenzo Insigne, në minutën e 90, shënoi me 11-metërsh golin e vetëm për Napolin, që e sheh veten në vendin e pestë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button