fbpx
Ekonomi

Fatura e Arbitrazhit, kosto reale e detyrimeve shkon përtej 263 milionë eurove

Gjykata ndërkombëtare e Arbitrazhit ka dhënë fjalën e fundit në çështjen Becchetti, duke zyrtarizuar detyrimin prej 110 milionë eurosh ndaj sipërmarrësit italian.

Megjithatë, fatura reale e çështjeve të arbitrazhit shkon përtej kësaj shifre. 44 milionë euro shtesë janë detyrime të çështjes Aktor dhe Copri për rrugën e Elbasanit, 100 milionë euro pretendohen nga kompania Kurum për prishjen e kontratës koncesionare për terminalin e kontejnerëve dhe 9.5 milionë euro të tjera janë detyrime të njohura nga Ministria e Financave.

Por edhe fatura prej 263.5 milionë eurosh që shihet si total i këtyre cështjeve mund të mos jetë përfundimtarja, nëse i shtojmë padinë e fundit të Arka Energy për parkun fotovoltaik të Akërnisë dhe çështje të tjera që nuk bëhen publike për shkak të sekretit tregtar.

Sado të jetë kjo faturë dëmshpërblimesh, ajo që është e sigurt është pamundësia e shtetit shqiptar për t’i paguar të gjitha në kohë. Ministria e Financave, specifikon në buxhetin e këtij viti se vendimet e gjykatës së Arbitrazhit do të paguhen nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit.

Pas ndryshimeve të fundit në Buxhet me akt normativ, hequr kostot e zgjedhjeve, të vaksinës kineze dhe të pagesës së naftëtarëve, ky fond llogaritet në vetëm 2.5 miliard lekë, vetëm sa çereku i asaj që duhet të paguajmë për vendimin e fundit të cështjes Becchetti. Për çdo vonesë në pagesën e këtij detyrimi, krahas kostove ligjore, Shqipërisë u shtohen edhe interesat.

burimi/ A2

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button