fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

E RËNDË/ 27-vjeçarit i pritet këmba gjatë punës në Korçë, dërgohet me urgjencë në spital

E RËNDË/ 27-vjeçarit i pritet këmba gjatë punës në Korçë, dërgohet me urgjencë në spital

Një 27-vjeçar është aksidentuar rëndë nga mjeti i punës në Korçë.

Sipas informacioneve, punonjësi ka marrë plagë të rënda në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

Akoma nuk dihet se si është përplasur, por deri tani dihet se ngjarja ka ndodhur gjatë orarit të punës në fshatin Porodinë.

Mësohet se ka qenë freza ajo që i ka prerë këmbën të riun të identifikuar si A. Mukadesi

“Rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë-Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve”, njoftoi policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button