fbpx
AktualitetLajme

E marta e tretë e e Shën Ndout/ Shqiptarët marin rrugën për në “Vendin e Mrekullive”

Besimtarët janë drejtuar sot drejt Kishës së Shën Ndout, duke rënduar trafikun në Laç.

Sot është e marta e tretë e Shën Ndout. Me mijëra besimtarë i janë drejtuar vendit të shenjtë, duke krijuar një trafik të rënduar nga autostrada në drejtim te kishës.

Besimtarët e krishterë, por dhe qytetarë të tjerë, zgjedhin “të martat e shenjta”, për të shkuar në Kishën e Shën Ndout, ku luten për veten dhe njerëzit e tyre të dashur. Janë 12 të marta dhe sot është e treta.Pandemia nuk ka penguar pelegrinët që dhe në këtë të martë të 3 të vizitojnë kishën. Luten edhe për largimin e virusit që vazhdon të marrë jetë njerëzish.

“Kam ardhur nga Tirana, me u lut me na ba derman, me gjet paqe, me largu këtë sëmundje e çdo gjë tjetër.”Përgjatë 13 të martave qyteti i Laçit pret mijëra besimtarë. Festa në kujtim të shenjtorit mbahet çdo vit në 13 qershor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button