fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Çfarë të lejohet të bësh pas vaksinimit?

Çfarë të lejohet të bësh pas vaksinimit?

Nuk ka ende një ‘rregullore’ të re se çfarë mund të bëjnë ata që janë vaksinuar, por ekspertë të ndryshëm mendojnë se, këta persona mund të shijojnë organizimet e vogla sërish.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara (CDC) thotë se personat e vaksinuar mund të mblidhen pa maska në ambiente të jashtme, me personat e vaksinuar po ashtu.

Sipas CDC, mund të takoheni me personat që nuk janë vaksinuar, por janë të një familjeje dhe nëse ata persona konsiderohet se nuk janë shumë të rrezikuar nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi.

Çfarë u lejohet personave të vaksinuar në SHBA:

-Mund të udhëtojnë pa test paraprak në nisje dhe pas përfundimit të udhëtimit brenda territorit amerikan

-Mund të udhëtojnë brenda SHBA-së pa iu nënshtruar karantinës

-Të udhëtojnë edhe jashtë SHBA-së pa test paraprak për koronavirus

-Të udhëtojnë jashtë SHBA-së pa pasur nevojë që të zbatojnë masën e karantinës në kthim

-Por nga ana tjetër në publik, rekomandon që personat e vaksinuar të vendosin maska, të shmangin organizimet e mëdha dhe të qëndrojnë larg të tjerëve.

Zyrtarët e këtij institucioni pritet që së shpejti të përditësojnë udhëzimet për të lejuar më shumë aktivitete teksa rritet shkalla e vaksinimit.

Një person konsiderohet i vaksinuar plotësisht dy javë pas pranimit të dozës së fundit të kërkuar të vaksinës. Një arsye pse duhet të keni kujdes pasi të keni marrë një prej dy dozave të vaksinën qëndron te shqetësimet se infektimi te një person, që është i mbrojtur pjesërisht, rrezikon procesin e mutacionit të virusit.

Ndërkohë që në shumë vende të ndryshme të botës, nuk ekziston një çlirim masash për ata persona që janë vaksinuar plotësisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button