fbpx
KurioziteteLajme

Sherre me grushte e thika në Tiranë, policia arreston tre të rinjtë

Sherre me grushte e thika në Tiranë, policia arreston tre të rinjtë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre shtetas, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. M., 19 vjeç dhe J. Gj., 19 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. A., 19 vjeç, dhe punohet për kapjen e shtetasit K. Sh., 24 vjeç, pasi në bulevardin “Migjeni” në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. K.

Po ashtu më datë 04.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve (atë e bir), G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, sepse në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, për motive të dobëta në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë goditur me mjet prerës shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. M., 19 vjeç dhe J. Gj., 19 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. A., 19 vjeç, dhe punohet për kapjen e shtetasit K. Sh., 24 vjeç, pasi në bulevardin “Migjeni” në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. K.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. L., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Më datë 04.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve (atë e bir), G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, sepse në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, për motive të dobëta në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë goditur me mjet prerës shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 04.04.2021, në Sauk të vjetër, në rrugën “Sulo Klosi”, është djegur mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetasit Sh.D., 69 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button