AktualitetKurioziteteLajme

Rama në Korçë: Do të ndërtojmë resortin e parë të skive

Rama në Korçë: Do të ndërtojmë resortin e parë të skive

I pranishëm në Korçë, në vijim të takimeve elektorale, kryeministri Edi Rama tha se vizioni i PS-së është ta shndërrojë Shqipërinë në kampione të turizmit në Ballkan.

Ai u shpreh se është i pa eksploruar turizmi malor në vend, ndërsa dha lajmin se kanë filluar bisedimet me kompaninë nga Arabia Saudite “EMAAR”, që po ndërton portin turistik të Durrësit, për ndërtimin e resortit të parë të skive në Nikolicë.

“Me kompaninë që ndërton portin turistik të Durrësi, kemi filluar diskutimin për ndërtimin e resortit të parë të skive në zonën e Moglicës, projekt që do jetë hapja e një kapitulli tjetër për turizmin në Shqipëri që e kemi lidhur gjithmonë vetëm me verën, por kemi të pa eksploruar turizmin malor dhe Korça është zgjedhja e parë për këtë dhe hapja e një resorti skish do sjellë shumë më tepër punë e reputacion. Ka ende shumë hapësirë edhe për zhvillimi e bujqësisë dhe agro-turizmin. I bëj apel atyre që janë në emigracion nga kjo zonë që nëse kanë një shtëpi në zonën e fshatit, të investojnë në agroturizëm se do sjelli të ardhura më të larta se i punësuari i kujtdo në emigracion. Kemi sot pika agroturizmi në të gjithë Shqipërinë që tregon se kjo industri sjell të ardhur atë konsiderueshme për familjet”, tha Rama.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button