KurioziteteLajmeTeknologji

Kujdes, ky virus i ri mund t’iu vjedhë të dhënat nga telefoni

Kujdes, ky virus i ri mund t’iu vjedhë të dhënat nga telefoni

Një virus i fuqishëm mund të marrë kontrollin e plotë të telefonit Android dhe t’ju vjedhë të dhënat.
Sipas studiuesve të sistemeve të sigurisë, ky virus është i maskuar në formën e një përditësimi, që instalohet si aplikacion jashtë Google Play, dhe fsheh dhe filtron vjedhurazi të dhënat nga pajisja e të shënjuarit drejt e në serverat e operatorit.
Bëhet fjalë për hackim mesazhesh, kontakte, detaje të pajisjes, historikun e kërkimit, për thirrjet telefonike, si dhe për shkrepje fotosh duke përdorur kamerat e telefonit.
Ky virus përgjon edhe vendndodhjen, pohojnë studiuesit, pa e kuptuar përdoruesi.
“Është më i sofistikuari i realizuar deri më sot dhe duhet të jetë dashur shumë kohë për ta krijuar”,- thotë drejtori i kompanisë Zimperium, Shridhar Mittal.
Risjellim në vëmendje se sistemi Android i smarphone-ve vijon të mbetet më i lehti për t’u sulmuar, ndërsa ende nuk ka një zgjidhje për shmangien e viruseve të karakterit të tillë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button