fbpx
aktoretAktualitetKurioziteteLajme

Këngëtaret shqiptare që “thyen tabunë” për virgjërinë

Këngëtaret shqiptare që “thyen tabunë” për virgjërinë

Të flasësh për virgjërin dhe përjetimet personale në lidhje me të akoma mbetet një tabu në trojet shqiptare. Por disa nga yjet e estradës muzikore shqiptare në periudha të ndryshme kohore kanë “guxuar” të flasin për virgjërinë madje disa prej tyre edhe kanë përmendur përvoja personale për “herën e parë”. Më posht i gjeni rrëfimet e disa këngëtareve në lidhje me këtë temë.

Shkëndija: Virgjërinë e humba në moshën 20 vjeçare

Këngëtarja Shkëndije Mujaj flet pa dorëza për jetën private. Ajo është ndër këngëtaret më të përfolura për pamjen e saj si dhe për fotot e videot seksi që i poston vazhdimisht në rrjetet sociale.

Ajo ka treguar se kur kishte pasur marrëdhënien e parë seksuale.

“Ka ndodhur kur isha 20 vjeçare. Kam menduar se duhet të jesh e virgjër dhe me atë që ke marrëdhënie duhet edhe të martohesh. Tash po e shoh sa larg realitetit kam qenë”.

Ajo sërish këmbëngulë se të gjitha pjesët e trupit i ka natyrale dhe se është më seksi se Kim Kardashian. Nuk brengoset se çfarë thonë të tjerët për të.

Bleona Qereti: Në kohën që unë isha e virgjër, njerëzit merreshin me pantollonat e mia të shkurta

Këngëtarja e famshme shqiptare Bleona Qereti e cila është shquar gjithmonë për lukun e saj ekstravagant, tani pas fillimit të një karriere tejoqeanike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrëfen kohë pas kohe peripecitë me të cilat ka kaluar karriera e saj artistike në Shqipëri.

Gjatë një interviste në shtator të 2012-tës, Bleona tregon momentin kur ajo në Festivalin Këngës të vitit 1995, kishte dalur në skenë me pantollona të shkurta dhe kishte gjuajtuar pelerinën duke treguar pjesë të “nxehta” të trupit.

Ajo rrëfen se pas këtyre gjesteve kritikët “shpërthyen” me akuza të rënda ndaj saj se ajo po prishte moralin publik dhe se ajo a po e dinte se ku po këndonte, në kohën, siç rrëfen më tej Bleona, kur ajo ishte akoma e virgjër.

“Mbaj mend ne festivalin e ’95, sepse tani jane gjerat ndryshe, tani mund te flasesh, nuk eshte si athere. Ne festivalin e 95-es, kur une dola me pantallona te shkurtra, me pantallonat e famshme llustrafin te lekures blu, kur hoqa pelerinen ne skene, u be nami dhe u cuan te gjithe kritiket kundra, “c’eshte kjo, ku del kjo me pantallona te shkurtra, kush kujton kjo qe eshte”, domethene jane thene aq shume gjera per mua ne te njejten kohe qe une isha e virgjer. Une u ballafaqova me nje reaksinon te kritikeve ne momentin kur une si Bleone, edhe si femer dhe si artiste nuk dija absolutisht asgje.” rrëfente më tej Bleona ankthin e kohës.

Fjolla Morina: Isha e virgjër derisa u martova

Fjolla Morina njëra praj këngëtareve më seksi shqiptare ka rrëfyer edhe në një pjesë delikate të jetës së saj, siç ishte martesa në moshën 17-vjeçare dhe lindja e vajzës.

E pyetur gjatë një interviste pas lansimit të këngës “Boy” me të cilën pati mjaft sukses, se në çfarë moshe kishte pasur të dashur për herë të parë, Fjolla u përgjigj se ishte shumë e re kur u martua, diku në moshën 17 vjeçare dhe se mardhënjen e parë seksuale e ka kryer pasi u martua.

 

 

 

Gjyste Vulaj: Sokoli është dashuria ime e parë, me të e humba virgjerinë

Gjyste Vulaj, këngëtarja shqiptare nga Mali i Zi, pavarësisht moshës vazhdon të mbetet njëra prej seks simboleve më të mëdha të trojeve shqiptare dhe gjithandej ku degjohet muzika shqipe dhe ku ka shqiptarë.

Ajo gjatë një interviste në vitin 2013 ka folur rreth marrdhënjes së saj me bashkëshortin dhe fillet e lidhjes me Sokolin.

Gjystja rrëfen se kontaktet me Sokolin i filloi kur ajo ishte në moshën 15-vjaçare pasi e njoftoi kushërira e saj, ndërsa në moshën 16 vjeçare ajo tashë ishte e martuar. “Në moshën 18 vjeçe përjetova një abort spontan të një shtatzënie dymuajshe, ndërsa 20 vjeç mbajta në duar Rozanën. Sokoli është dashuria ime e parë, me të e humba virgjërinë. Kam 20 vite martese dhe shpesh më është dhënë rasti ta tradhtoj me një tjetër, por zemra, karakteri im, respekti dhe dashuria e thellë ndaj tij s’më kanë lejuar të bëj një budallallëk, gabime mund të bëjë njeriu në rrethana nga me te ndryshme. Por deri tani them shyqyr që s’kam gabuar asnjëherë në këtë aspekt” rrëfente më tej këngëtarja.

Xhensila Myrtezaj: “Me Besin kam humbur virgjërinë”

Ata prej vitesh janë në një lidhje dha tashmë dashuria e tyre është bërë e njohur edhe për publikun.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori komik Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të përfolur dhe më të dashur nga të gjithë.

Ata tregojnë herë pas here se sa e duan njëri-tjetrin nëpër foto që postojnë në rrjetet sociale dhe në intervista të ndryshme

Gjatë një interviste ajo ka treguar se “Me atë që kam bërë dashuri për herë të parë nuk jam penduar kurrë dhe kam qënë shumë e lumtur, dhe vazhdoj të jem e lumtur”.

Xhensila me këtë ka treguar se aktori ka qënë ai me të cilën ka humbur edhe virgjërinë, me të cilin është e fejuar por që nuk kanë folur për dasmë të afërt.

Big Mama: Të jesh e virgjër në kohë të sodit është çudi!

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e njohur me emrin artistik Big Mama, është gjithmonë e thjesht dhe pa shumë komplekse ndërsa nuk ka komplekse të flet edhe për disa nga gjërat që jo shumë personazhet publike pranojnë të flasin siç është shembull nocioni i virgjërisë.

Ajo gjatë një interviste në vitin 2008 shprehet se virgjëria është diçka shumë e çmuar që i jepet vetëm personit që ka virtytet e shokut të ngusht, babait, vëllaut etj.

E pyetur se kjo nënkupton që edhe ajo është e virgjër, Bigu shprehet “Po. E di që është çudi në kohët e sotme por siç e thashë besimi tek Zoti më ka ndihmuar të ruaj disa parime”.

Aurela Gaçe: Burrin e mora të virgjër, po e mësoj vetë

Aurela Gaçe duket se ka një problem me të gjithë ata, që sipas saj janë të shqetësuar për jetën e private të këngëtares.

Duke u përpjekur ta kalojë me sportivitet këtë gjë, Aurela nuk nguron të bëjë edhe humor lidhur me gojët e këqija që nuk e lënë rehat.

Gjatë një interviste televizive, Aurela për gjithë meraklijet për moshën e saj dhe të Skerdit, ka pasur një përgjigje të ashpër; “Skerdin e mora të virgjër, po e mësoj vetë”, – është shprehur në një moment ajo, duke u përpjekur të jap mesazhin se jeta e saj nuk u takon llafazaneve të parukerive.

Gjithsesi rëndësi ka që Aurela të jetë e lumtur me familjen e saj, e jo të shqetësohet se çfarë mendojnë njerëzit për lidhjen e saj. Në fund të fundit, dashuria nuk njeh moshë dhe kjo është përtej kufijve shqiptarë e përtej thashethemeve. /BS

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button