Lajme

Florinj e gurë të çmuar, gjendet thesari i hu mbur i turqve në Librazhd, ja fshati misterioz

Shqipëria është një vend i vogël por me pasuri të mëdha në nëntokën e saj.
Por si duket vendi jonë s’është eksploruar siç duhet për shkak se në një fshat të Librazhdit gjendet “thesari i Turqisë”.
Xhyra Kasaba, është një fshat, ndoshta shumë i njohur, i cili ka 99 minare, por që mbi të gjitha fsheh thesare të panumërta.
Me fshatin e Xhyrës janë lidhur shumë gojëdhëna dhe histori të ndryshme aq kulturore, por edhe misterioze që askush deri më sot nuk ja ka gjetur kuptimin.

Ai ndodhet në pjesën jugperëndimore të rrethit të Librazhdit, pranë rrugës kombëtare që lidh Shqipërinë me shtete të tjera me Greqinë, Maqedoninë, si dhe me qytetet e vendit tonë.

A e dini se guri i “Bletës” një shkëmb me lartësi 1409m ka nxitur zbulues nga e gjithë bota kryesisht turq, maqedonas, edhe grek, por edhe nga “Puglia Grotte” dhe “Dauno”, shkruan Mega News.

A fsheh me të vërtetë ky shkëmb një pasuri të madhe?
Mendohet se pikërisht në këtë gur fshiheshin grabitjet që kaçakët (hajdutet) bënin karvanëve të ushtrisë turke dhe tregtarve nga Roma.

Jo më larg së disa muaj një turist nga Turqia eksploronte bashkë me grupin e tij e shoqëruar më një hartë shumëvjeçare e cila tregonte me hollësi se ku fshihej thesari i turqve. Kushtet litologjike siç dukej ua kishte vështirësuar kërkimet.Banorët e fshatit tregojnë se shumë kërkime janë bërë, aq shumë saqë detyruan që emigrantët të ktheshin kudo që ishin edhe të gërmonin për ta gjetur diçka përpara se ta gjenin te turistët e huaj. Ja si shprehet një banor i fshatit Xhyrë A.M:“Nuk e mbaj mend sa veta kanë ardhur e kanë hapur gropa pafund me qëllimin se ka flori apo gjëra të tjera si këto.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button