fbpx
AktualitetKurioziteteLajme

Ekzekutimi i Bardhok Pllanajt, mediat serbe: Mund të fillojë një seri vrasjesh

Ekzekutimi i Bardhok Pllanajt, mediat serbe: Mund të fillojë një seri vrasjesh

Ekzekutimi i 46-vjeçarit Bardhok Pllanaj mbrëmjen e djeshme në aksin Shkodër-Koplik ka bërë jehonë edhe në mediat serbe, që e kanë pasqyruar vrasjen e njeriut që cilësohet si drejtues i mafies lokale në kryeqendrën e veriut.

“Pllanaj njihej si një nga drejtuesit e mafies lokale, i cili, megjithëse kishte probleme me ligjin, arriti të shmangte arrestimin. Thuhet se kjo vrasje mund të fillojë një seri vrasjesh të reja në Shkodër” shkruan  Blic.rs.

132 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua Bardhok Pllanaj, ndërsa automjetin e tij e kanë goditur 40 plumba, 18 prej të cilëve përfunduan në trupin e 46-vjeçarit, mes të cilëve një në kokë dhe 2 në zemër që ishin fatalë.

 

Burimi/ arberianews.net/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button