fbpx
AktualitetLajmePolitika

Dy testime falas në javë, plani i Britanisë për të rihapur vendin

Dy testime falas në javë, plani i Britanisë për të rihapur vendin

Me 12 prill, Britania e Madhe pritet të hapet, pas muajve të tërë në izolim. Kryeministri Boris Johnson njoftoi se nga e hëna parashikohet rihapja e dyqaneve jo të domosdoshme, pub-eve dhe restoranteve, të cilat do të kenë mundësinë të shërbejnë në ambiente të jashtme.

 

Gjithashtu, Britania e Madhe do të nisë edhe një program të ri të testimit të qytetarëve, me qëllim që të fillojë lehtësimin e masave të vendosura kundër koronavirusit në mbarë vendit.

 

Duke filluar nga dita e premte, çdo britanik do të ketë akses në dy testime të shpejta në javë, të cilat e nxjerrin rezultatin për 30 minuta. Testet e shpejta mund të merren falas në qendrat e testimit, por edhe në farmaci.

 

Zyrtarët e shohin këtë program testimi si një ndihmesë për lokalizimin e shpërthimeve të reja të pandemisë, ndërsa kritikët parashikojnë një shpenzim shumë të madh parash.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button