fbpx
BotaKurioziteteLajme

A do ketë pushime në Europë këtë verë? Mediat britanike tregojnë sistemin e ri të udhëtimeve

A do ketë pushime në Europë këtë verë? Mediat britanike tregojnë sistemin e ri të udhëtimeve

A do lejohen udhëtimet në Europë këtë sezon veror? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë, ndërkohë që me nisjen e procesit të vaksinimit duket se më në fund bota po sheh dritë në fund të tunelit.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka gati një sistem të ri për udhëtimet ndërkombëtare që bazohet te semafori me tri ngjyra.

Sistemi i ri i semaforit do të ketë tri ngjyra, të kuqe, të verdhë dhe jeshile, ku si kritere do të përfshihen përqindja e vaksinuar e popullsisë në këto vende, shkalla e infeksioneve, variantet e mundshme, apo qasja e shtetit në të dhëna të besueshme.

Kriteret e vendosura mund të përjashtojnë vende të mëdha europiane si Franca apo Italia si alternativa të mundshme për pushuesit britanikë. Problematike paraqitet situata me vaksinimet edhe në vendet e tjera të bllokut, ku imunizimi i shumicës së popullatës para sezonit të verës duket mision i vështirë.

 

Sipas skemës së re, pushuesit që kthehen nga vendet e zonës së gjelbër nuk do të duhet të izolohen, por do të mjaftohen me teste para dhe pas fluturimeve.

 

Pushuesit në vendet me “të kuqe” do të zbatojnë një karantinë 10-ditore në hotel. Duhet të kenë tre teste të Covid-it, përfshirë PCR-në.

 

Pushuesit në vendet me “të verdhë” do të izolohen për 10 ditë në shtëpi gjatë periudhës së kthimit. Duhet të kenë tre teste Covid-i nëse kthehen nga vendet e gjelbra.

 

Pushuesit nga vendet me “të gjelbër” nuk do të kenë karantinë apo vetë-izolim ndërsa kthehen në Mbretërinë e Bashkuar, por duhet të kenë tre teste Covid-i.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button