fbpx
AktualitetKurioziteteLajmePolitikaShow-Biz

110 mln euro për Becchettin/ Arian Çani: Rama kalëron i qetë, pse hesht opozita

110 mln euro për Becchettin/ Arian Çani: Rama kalëron i qetë, pse hesht opozita

Çështja “Beketi”, e cila do t’i kushtojë shqiptarëve 110 milionë euro, sipas gazetarit Arian Çani duhej të ishte bërë ndërkombëtare nga opozita që kërkon të vijë në pushtet pas 25 prillit.

Por, sipas Çanit, Basha ka vendosur të vijojë pa akuza dhe “nuk do të rikthehet tek Luli i egër”. I ftuar në studion e MCN TV, Çani shtoi se kjo çështje është një turp i madh, ndërkohë që “Rama tani po kalëron i qetë”.

Intervista e plotë e Arian Çanit për MCN TV:

Po e nis me çështjen e ditës, aferën Beketi le ta quajmë kështu. MCN ka zbardhur vendimin e plotë të Arbitrazhit ku implikohen personazhe publike dhe në veçanti sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë. Çfarë komenti keni, janë 100 milionë euro që duhet të paguajnë shqiptarët për kapriçot e kryeministrit apo kryetarit të Bashkisë le të themi?

Çani: Ka pasur edhe gjyqe të tjera që Shqipëria ka humbur, por ajo që më vjen në mendje është papërgjegjshmëria e madhe. Ato para nuk janë të kryeministrit, do t’i paguaj secili nga ne. Kur aktorët janë të papërgjegjshëm, për qytetarët shtohet edhe një “taksë” për të paguar paratë e Beketit.

Si e shihni reagimin e opozitës. Ngjan shumë apatike edhe pse ka në dorë një skandal të tillë?

Çani: Mesa duket Basha ka vendosur të vijojë pa akuza dhe nuk do të rikthehet tek Luli i egër. Në fund të fundit këtu nuk pyet njeri që këto para do paguhen nga taksapaguesit. Më vjen keq, opozita që do të vijë në pushtet këtë çështje duhet ta kishte bërë ndërkombëtare. Ramës nuk i del asgjë nga xhepi, ai donte ta dëbonte e dëboi dhe tani po kalëron i qetë. Është turp i madh.

Dua t’ju pyes edhe për nismën e presidentit për të denoncuar Krimin Zgjedhor. Shihni ndonjë skenar që zoti Meta të mos i njohë zgjedhjet dhe vendi të kalojë në krizë kushtetuese?

Çani: Jo nuk e besoj sepse në këtë vend pushtetet i ka të gjitha në dorë kryeministri. Të paktën dy raporte të fundit ai i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ai Transparency International e vunë me shpatulla për muri qeverinë lidhur me korrupsionin, ligjet klienteliste dhe blerjen e votës.

Çfarë vlere kanë këto raporte përveçse konstatojnë një situatë që pak a shumë ka shoqëruar gjithë tranzicionin e këtyre 30 viteve?

Çani: Për mendimin tim nuk kanë asnjë lloj ndikimi elektoral. Këto vendime nga organizatat nuk kanë asnjë lloj ndikimi, shumica thotë ç’rëndësi ka sepse këta gjithnjë këto raporte kanë bërë. Nuk do të kenë asnjë impakt. Ata bëjnë raporte sepse paguhen për këtë punë dhe s’ka asgjë të re.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button