fbpx
Show-Biz

Shkurte Fejza shpreh ngushëllime për vdekjen e Cimës: Nuk munda t’i them lamtumirë sepse vet po luftoja me këtë ‘dreq’ virusi

Humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima, ndërroi jetë pak ditë më parë.

Ai vdiq saktësisht më 26 mars në moshën 72 vjeçare si pasojë e komplikimeve me COVID-19.

Lidhur me këtë, një reagim së fundmi e ka bërë këngëtarja Shkurte Fejza e cila po ashtu ka qenë duke u përballur me coronavirusin.

Ajo thekson se nuk i dha lamtumirën legjendës së humorit pasi ndodhej në një gjendje të tillë me virusin vdekjeprurës.

Fejza po ashtu i ka shprehur ngushëllime familjes duke theksuar se do kujtohet gjithmonë edhe nga miqtë e tij.

“Ishte i dhimshëm lajmi për ikjen e Cimës në amshim. Cima ky artist i madh me shpirt e zemër të bardhë. Njeriu ma i mirë që kam njohur nga artistët shqiptarë dhe nuk mujta as lamtumirë me i thanë sepse vet luftoja me këtë dreq virusi. Mos e krahasoni Cimen as me Chaplinin e as me askend tjetër se ishte më i madh se të gjithë por fati i tij ishte se ai ishte artist i madh i vendit të vogël dhe pa shtet e pa përkrahje që nuk i siguroj asgjë dhe as një vaksinë nuk ja siguroj me kohë e cila do ta mbronte dhe do ta kishim edhe sot këtë artist me përmasa të jashtëzakonshme interpretuese”.

“Zonja Shukrije, Adelinë, Burim e Artan dhe familja Thaqi të jeni krenar që e patët, qofshi shëndosh e me jetë të gjatë dhe kujtone me pietet , respekt e dashuri, ashtu do ta kujtojmë edhe ne miqtë e tij. I përjetshëm mbetet kujtimi për Cimën tone shumë të dashur”, ka shkruar ajo.

Cima ka lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij: Adelinën, Artanin dhe Burimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button