fbpx
Show-Biz

Pas disa muajsh, Dhurata Dora nis përgatitjet për këngën e re

Përkundër se jemi në muajin e katërt të vitit 2021, këngëtarja Dhurata Dora akoma nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor deri më tani.

Artistja, e cila pëlqehet mjaft shumë nga publiku, njoftoi fansat së fundmi se po punon për një këngë të re pas disa muajsh.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat në InstaStory, gjersa shfaqet në një studio muzikore.

“Ëndërro për atë dhe bëje”, kanë qenë fjalët krahas imazhit.

Megjithatë, krijuesja e hitit “Zemër” nuk ka dhënë detaje më të hollësishme e as për kohën se kur do të publikohet projekti.

I fundit mbetet “Harrom” i lansuar në fund të vitit të kaluar që tashmë ka kaluar shifrën e 24 milionë klikimeve në YouTube.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button