Aktualitet

Në akuzë për përdhunimin e adoleshentes, arrestohet 31-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar 31-vjeçarin E. S., i cili u shpall në kërkim pak ditë më parë, pas akuzës për përdhunim.

I riu u kallëzua penalisht nga një 16-vjeçare, e cila iu tha autoriteteve se 31-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

“Mbremjen e se shtunes, rreth ores 21.00, nga sherbimet policore te Sarandes u be kapja dhe ndalimi i shtetasit, me inicialet E. S, 31 vjec, lindur ne Berat dhe banor i lagjes nr.3 ne qytetin e Sarandes, i shpallur ne kerkim policor pak dite me pare. Ndalimi i ketij shtetasi u bë pas kallëzimit të bëre nga nje 16 vjecare, se ky shtetas ka kryer marredhënie seksuale kundër dëshires se saj. Materialet i kaluan Prokurorise se rrethit Gjyqesor Sarande per veprime te mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button