fbpx
KurioziteteLajme

Lumi i Shalës, kjo mrekulli shqiptare që mahnit turistët

Lumi i Shalës, kjo mrekulli shqiptare që mahnit turistëtLumi i Shalës është lumi që ngrihet në këmbët e alpeve Shqipetare, ka një gjatësi prej 37 km nga burimi në piken e Hodinës deri në Drin.

Ai dallohet nga uji i vecant i tij dhe për ujin e thellë blu, e shkembinjtë e thyer që duken se prekin qiellin.Në lumin e Shalës do gjeni shumë bukuri që janë të veështira për t`u përshkruar me fjalë. Ky është një udhetim që nuk do ta harroni lehtë dhe sigurisht që nuk do të donit të largoheshit nga ky vend i cili përvec bukurive natyrore ka shumë histori. Është nje mrekulli të shikosh këtë oaz, aty ku lumi i Shalës përqafohet me Drinin.

Tashmë liqeni i Komanit ka pak vite që ështe bërë pika më e frekuentuar turistike në veriun e Shqipërisë, ndryshe quhet edhe Blini i Gurit të Lekes sepse aty ka mbyllur vitet e fundit të jetës së tij prirësi i Dukagjinit, Leka.

Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në një nga vendet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqipetare, i izoluar nga majet e larta, rrjedhja e vrullshme e lumit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë që ngjason me Tailandën e largët. Rruga për të shkuar deri në këtë panoramë të mrekullueshme është disi e gjatë, por jo e lodhshme, pasi është e larmishme. Vizitohet kryesisht nga turistë që nisen nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Lushnja… kryesisht Shqipëria e Mesme dhe ajo Veriore.

Vizitorët e Tiranës nisen pak herët rreth orës 5 të mëngjesit dhe pas 2 orë udhëtim në rrugë të asfaltuar mbërrijnë në Vaun e Dejës dhe prej këtu duhet dhe 1 orë tjetër në rrugë të pashtruar për në pikën e nisjes së trageteve dhe varkave në liqenin e Komanit.Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore, e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike, po tërheq një vëmendje të veçantë, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore, e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike, po tërheq një vëmendje të veçantë, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

 

Aventurierët e natyrës mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës. Aty ka dhe një plazh të vogël ku mund të bësh dhe banjo dielli.

Ata më aventurierët, arrijnë të shijojnë këtë destinacion të ri duke ngulur çadrat e kampingut për një eksperiencë plotësisht individuale, rrethuar nga majat e larta, për të cilat vendasit tregojnë legjenda mesjetare.Sipas gojëdhënave, princi Lekë Dukagjini, prijësi i dytë më i rëndësishëm i shqiptarëve pas heroit Gjergj Kastriot Skënderbeu, i kaloi vitet e fundit të jetës në këtë zonë, ku gjen emërtime të tij, si për shembull “Guri i Lekës”, një pikë strategjike që sheh luginën, nga ku mendohej që Dukagjini ruante vendin nga ardhja e turqve.Lumi i Shalës është një atraksion i ri, i cili ka pak kohë që ka filluar të frekuentohet. Ai i tërheq vizitorët me ujin e kristaltë dhe natyrën e mrekullueshme.

Ky bum turistësh në dy vitet e fundit, i ka nxitur vendasit e përfshirë në industrinë e shërbimit dhe akomodimit të kërkojnë mundësi zhvillimi me nisma që do të financojnë bujqësinë e zonës, në mënyrë që vizitorët të shijojnë prodhime vendase. Aty ka dhe një bar të vogël të ngritur nga investitorë vendas, ku u shërbehet vizitorëve.

Portali Shqipetar me rubriken vendet turistike te Shqiperisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button