KurioziteteLajme

Konflikti për Egjeun/ Turqia ngre akuza të forta ndaj Greqisë: Po nisin me kërcënime ndaj nesh

Konflikti për Egjeun/ Turqia ngre akuza të forta ndaj Greqisë: Po nisin me kërcënime ndaj nesh

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, tha sot se Greqia vazhdon me aktivitete provokuese, pavarësisht qëndrimit konstruktiv të Turqisë dhe hapjes së saj për negociata.
I shoqëruar nga drejtuesit e Forcave të Armatosura Turke, ministri Akar zhvilloi një video-konferencë me komandantët e forcave turke që veprojnë në pjesën juglindore të Turqisë.
“Detyra e Forcave të Armatosura Turke është të ruajnë sigurinë e kufirit tonë dhe të çlirojnë njerëzit tanë nga kërcënimet terroriste duke neutralizuar terroristin e fundit. Ne gjithmonë kemi bërë gjithçka për sigurinë e njerëzve tanë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Akar.
Duke theksuar se të gjitha raportet e inteligjencës tregojnë se ushtria turke po lufton me vendosmëri kundër terroristëve, Akar tha se në kampet malore terroriste mbizotëron frika dhe njoftoi operacione edhe më të fuqishme anti-terroriste në rajonin ku veprojnë terroristët e PKK-së.
Akar tha se terroristët kishin filluar të mblidheshin në rajonet veriore të Irakut të Sincar dhe Mahmur, por theksoi se forcat turke do të veprojnë atje sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të neutralizojnë ata elementë terroristë.
“Terroristët nuk kanë më një vend për të ikur dhe këtë e dinë edhe udhëheqësit e tyre. Ata nuk janë më të qetë askund, i ka kapluar frika dhe e dimë se ata nuk guxojnë të flenë në të njëjtin vend për dy net resht”, tha Akar.
Duke komentuar situatën në Mesdheun lindor dhe Detin Egje, Akar tha se Turqia vazhdon të ndjekë një politikë të arsyeshme dhe logjike për hir të stabilizimit të të gjithë rajonit.
Duke theksuar nevojën për të mbrojtur ligjin ndërkombëtar, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe dialogun, Akar tha se Turqia nuk është aspak në favor të intensifikimit të tensioneve.
“Turqia ka qenë gjithmonë qëllimmirë. Me gjithë qëndrimin tonë konstruktiv dhe hapjen për negociata, Greqia vazhdon të bëjë lëvizje provokuese dhe të rrisë tensionet. Ata po përpiqen të arrijnë disa qëllime me kërcënime, por ato kërcënime nuk kanë asnjë ndikim në shtetin, popullin dhe ushtrinë tonë, dhe ata nuk do të arrijnë asgjë me këtë”, u shpreh Akar.
Akar gjithashtu tha se Turqia, brenda kornizave të OKB-së, NATO-s dhe OSBE-së, po jep një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në botë, duke shtuar se do të vazhdojnë ta bëjë këtë./Anadolu Agency (AA).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button