EkonomiLajme

Kampionati europian në Moskë, shtangistja shqiptare fiton bronzing

Kampionati europian në Moskë, shtangistja shqiptare fiton bronzing

Shqipëria e fillon me këmbë të mbarë në Moskë të Rusisë, ku po zhvillohet kampionati europian i peshëngritjes. Atletja shqiptare Evangjeli Veli është pozicionuar e treta në stilin e shkëputjes, duke marrë në këtë mënyrë medaljen e parë shqiptare në kompeticionin e këtij viti, duke shënuar edhe tre rekorde të reja kombëtare.

Shtangistja kuqezi garoi në kategorinë e peshave 55 kg dhe arriti të ngrejë 89 kg, duke fituar medaljen  e bronzit, ndërkohë që në dygarësh u rendit e pesta me 194 kilogramë, si pasojë e vendit të tetë në shtytje me 105 kg.

Në shtytje Veli u rendit e teta me 105 kg, duke e mbyllur dygarëshin në vend të pestë me 194 kg gjithsej. Me rezultatet e regjistruara në Moskë, Veli shënoi edhe tre rekorde të reja kombëtare.

Shqipëria pret shumë nga ky kampionat ku ndodhen edhe emra të tjerë të njohur si Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button