fbpx
KurioziteteLajme

E vërteta që fshihet pas ‘bashkëpunimit’ të Arjanit me Sinan Hoxhën

E vërteta që fshihet pas ‘bashkëpunimit’ të Arjanit me Sinan Hoxhën

Opinionisti i njohur, Arjan Konomi, kohët e fundit është kthyer në qendër të mediave rozë. Së fundmi ai ka njoftuar se do të jetë pjesë e një bashkëpunimi muzikor me këngëtarin e njohur shqiptar, Sinan Hoxha.
Nëpërmjet një videoje të publikuar në InstaStory, Arjani ka dhënë më tepër detaje rreth këtij projekti dhe është shprehur se:
“Pas zhgënjimit me Mazllëmin që më përdori thjesht si figurant në videoklipin e tij dhe dëshirat e mia artistike janë më të larta, tani po flas për një bashkëpunim tjetër me këtë figurën këtu, apo jo Sinan Hoxha?”-theksonte ai.
Sinani e ka pohuar këtë gjë duke njoftuar fansat se dyshja do të sjellin një duet shumë shpejt.
Por pas këtij lajmi që bëri bujë në rrjet, Arjani ka kontaktuar me ‘Top Albania Radio’ dhe ka bërë të ditur se pas asaj video nuk fshihet asnjë bashkëpunim, ishte thjesht një shaka mes tij dhe Sinanit. Pra, nuk do ta shohim ende Arjanin si këngëtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button