AktualitetShqiperia

Vajza e elektricistit shqiptar që humbi jetën në Greqi rrëqeth me fjalët: E morën babanë më qafë

Një ditë pasi në Greqi humbën jetën tre elektricistë ndërsa ishin duke punuar, një mes tyre shqiptar, mediat fqinje shkruajnë se familja e 45-vjeçarit Aleks Broka, nga Rrësheni ende nuk e beson ngjarjen e rëndë. Broka ishte shtylla e familjes dhe punonte që të mos i mungonte asgjë tre fëmijëve të tij.

Vajza 20-vjeçare e 45-vjeçarit, Kerta Broka thotë se ende nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur, ndërsa janë duke menduar se si të transportojnë trupin e viktimës drejtë Shqipërisë për ta përcjellë për në banesën e fundit.

“Ne po jetojmë në një çmenduri absolute. Po përpiqemi të shohim se çfarë do të bëjmë me babanë tonë dhe si do të ndodhë udhëtimi i tij i fundit në Shqipëri. Babai im e bëri këtë punë për shumë vite. Në fakt, këtë vit ai do të mbaronte shkollën e elektricistit. Ai do të merrte diplomën dhe kështu do të ndalonte së ngjituri dhe zëvendësuari shtyllat. Për fat të keq, të tjerët bënë gabim, të tjerët nuk e dinin punën dhe e morën babanë tonë në qafë”, tha ajo.

20-vjeçarja i bën thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen.

“Unë shpresoj që autoritetet përgjegjëse për hetimin të zbardhin çështjen, sepse kështu papritur asgjë nuk ka ndodhur. Nuk ishte hera e parë që babai im punonte. Merret me vendosjen e shtyllave për të paktën 15 vjet. Ai e dinte mirë punën. Në këtë punë, ai punoi për shumë vite dhe në fakt ai ishte i vetmi që vinte shtyllat sepse e dinte punën më mirë se kushdo”, deklaroi vajza.

Funerali i 45-vjeçarit Aleks Brokës do të zhvillohet nëse gjithçka shkon siç është planifikuar nga familja dhe trupi i pajetë i tij niset drejtë Shqipërisë nesër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button