fbpx
AktualitetLajme

Shqiptarit i hoqën zemrën dhe trurin në Greqi, rrëfimi tronditës i motrës: Çfarë tregoi autopsia

“Ikja për në Greqi nuk ishte reale, ata synonin vetëm ta nxirrnin nga spitali, pasi gjendja ishte e tmerrshme”. Kështu e nisi rrëfimin motra e 25-vjeçarit, Spartak Mazhi, i cili ndërroi jetë në vitin 2017 pas një operacioni në stomak.

Anxhela Mazhi ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se çfarë ka ndodhur me vëllain e saj, pas operacionit që u tha se ishte i lehtë, por në fakt rezultoi fatal.

Ajo shprehet se pas operacionit, i vëllai nuk u ngrit më në këmbë dhe mjeku grek që kishte bërë operacionin në një spital privat në Shqipëri, dha urdhër ta dërgonin tek ai në Greqi.

“Ikja për në Greqi nuk ishte reale, ata synonin vetëm ta nxirrnin nga spitali, pasi gjendja ishte e tmerrshme. Që vdekja të mos ndodhte në spital, por rrugës. Mjeku grek çoi një ambulancë vetë, por që veç ashtu nuk ishte.

Ishte vetëm shoferi dhe një infermiere. Një mjek në spitalin privat ka deklaruar: “Ky pacient është pa puls dhe ka bebe të zmadhuara, e nuk mund të dalë”.

 

Pas ambulancës ishte një makinë, ku në të ishte një tip menaxheri i klinikës në Bllok. Për tu siguruar se kaluam në territorin grek, e faji tu ngelte atyre. Në momentin që është kaluar dogana, në territorin grek gjendja është përkeqësuar.

 

Shoferi ka marrë në telefon mjekun grek ku i ka treguar se ishte përkeqësuar gjendja. Ai i ka thënë: “Ti nuk do të kthehesh në asnjë spital në rrugë, por vetëm te klinika ime’. Fakti se është kthyer në një spital, shoferi e ka bërë vetë. Por në momentin që ka mbërritur në spital, Spartaku ka qenë pa jetë”, tha motra e të ndjerit.

 

Më pas Anxhela u shpreh kur është kërkuar që t’i bëhet autopsia se pse ka vdekur i vëllai, kanë kuptuar se nuk ka zemrën, trurin dhe organe të tjera.

 

“Mjeku grek që ka bërë operacionin ka detyruar mjekët në spitalin grek që të hiqeshin organet. Është në dosje një gjë e tillë. E ka mohuar vetë mjeku i atij spitali”, tha e motra, e cila kërkon drejtësi për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së Spartakut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button