Show-Biz

Revista e famshme e biznesit “BW Businessworld” zgjedh Rita Orën si ‘gruan më influencuese të vitit në biznes’

Sukseset e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nuk kanë të ndalur.


entercom.al

Karriera dhe të arriturat e saj në muzikë dhe biznes, kanë rënë së fundmi edhe në syrin një prej revistave të biznesit më me renome në botë.

Ka qenë revista “BW Businessworld” në Indi, e cila e ka shpallur at si “gruan më influencuese të vitit në biznes’.


“BW Businessworld” i ka dedikuar një kopertinë artistes shqiptare në një nga botimet e saj, ku shkruan: “Muzika në veshët tuaj
Industria e muzikës përqafoi teknologjinë për të kapërcyer COVID-19”.

E lumtur nga ky sukses, 30-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të kopertinës, duke u ndjerë më se e nderuar për këtë vlerësim.

“‘BW Businessworld’, faleminderit India! Gruaja më influencuese e vitit në biznes”, ka shkruar këngëtarja Ora në mbishkrimin e fotografisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button