fbpx
DiasporaKosova

Nis beteja për Osmanin, paralajmërimi i Kurtit: Ose e zgjedhim president ose shkojmë në zgjedhje!

Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet seanca e jashtëzakonshme, ku pritet të votohet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Të pranishëm në sallë janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe.

Nga ana tjetër, deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Listës Serbe, po i bojkotojnë punimet e kësaj seance.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar se nëse Vjosa Osmani nuk zgjidhet President, vendi do shkojë në zgjedhje të parakoshme.

PDK dhe AAK kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në votimin e Osmanit.

Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës u nis qysh në orën 18:00.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button