KurioziteteLajme

Sulmi me makinë në Kapitol, ndërron jetë në spital një oficer policie, vdes edhe autori i sulmit

Sulmi me makinë në Kapitol, ndërron jetë në spital një oficer policie, vdes edhe autori i sulmit

Një oficer policie ka humbur jetën në spital pasi u përplas me makinë në afërsi të ndërtesës së Kapitol.

 

Gjithashtu edhe autori i dyshuar ka ndërruar jetë, pasi policia qëlloi në drejtim të tij pas sulm it, ndërkohë që një oficer tjetër ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Sipas zyrtarëve të policisë, autori i përplasi dy oficerët me makinën e tij rreth orës 13:30, ndërsa më pas doli nga makina me thikë në dorë, por u qëllua për vdekje nga policia.

 

Edhe pse u mendua se kjo ngjarje kishte lidhje me një sulm terrorist, autoritete kanë mohuar gjithçka, ndërkohë që ndërtesa e Kapitol qëndron e mbyllur dhe asnjë s’mund të futet apo të dalë prej saj.

 

Kryetarja e Dhomës së Parë Nancy Pelosi ka urdhëruar që flamujt të ulen në gjysmë shtizë në nder të efektivit që humbi jetën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button