fbpx
KurioziteteLajmePolitika

SPAK kërkoi 2 vite burg, dështon gjyqi për Adriatik Llallën, në seancë dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane

SPAK kërkoi 2 vite burg, dështon gjyqi për Adriatik Llallën, në seancë dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane

Seanca gjyqësore për ish-kryeprokurorin e Shqipërisë Adriatik Llalla është shtyrë pasi avokati i tij nuk është paraqitur në sallë, duke mos dhënë as arsye për mungesën.

 

Duke qenë se Adriatik Llalla pranoi akuzën për fshehje të pasurisë dhe mosdeklarimin e të ardhurave, SPAK kërkoi që ai të dënohej me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike.

 

Për shkak të interesit të lartë, në seancën e ditës së sotme kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane, por më kot, pasi seanca ka dështuar sepse avokati i Adriatik Llallës nuk është paraqitur.

 

Në ditët e para të marsit, ish-kryeprokurori pranoi akuzën për fshehje të pasurisë dhe kërkoi gjykim të shkurtuar. Me kërkesën për gjykim të shkurtuar nga vetë subjekti i ligjit, në këtë rast Adriatik Lalla, e pranuar dhe nga Gjykata e Posaçme, ish-kryeprokurori shqiptar pranoi akuzën për mosdeklarim të ardhurash dhe fshehje pasurie.

Burimi/newsbomb.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button