fbpx
aktoretKurioziteteLajme

Shuhet në moshë të madhe vajza e Kryetarit të parë të Bashkisë së Tiranës, arkivë e pasur e punës së babait të saj

Shuhet në moshë të madhe vajza e Kryetarit të parë të Bashkisë së Tiranës, arkivë e pasur e punës së babait të saj

U shua e fundit fisnike e familjes Ndroqi, Fitnete Ndroqi (Hoxha), vajza e vogël e ish-kryetarit të parë të Bashkisë së Tiranës Ismail Efendi Ndroqit, si dhe motra e vogël e profesor Shefqet Ndroqit, emrin e të cilit mban një spital në Tiranë.

Të gjithë e kujtojnë si një tiranase që shquhej për vlerat e larta të saj, mirësinë, zgjuarsinë dhe gojëëmbël. Me veprimet e saj arriti të mbajë lidhur shumë breza.

Në vitin 2016, në festimet e 96 vjetorit të krijimit të bashkisë së Tiranës, Fitnetja dha dhe një ndër intervistat e fundit të saj, duke kujtuar të atin, për të cilin thoshte se edhe pse ishte klerik, ishte shumë liberal.

Ndërkohë, traditën e familjes së madhe Ndroqi, tironsa të vjetër, e vazhdojnë tre fëmijët e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button