fbpx
KurioziteteLajme

Hashash, kokainë dhe para të falsifikuara, ‘Shqiponjat’ kontrolle në Tiranë: Prangosen 4 të rinj

 

Hashash, kokainë dhe para të falsifikuara, ‘Shqiponjat’ kontrolle në Tiranë: Prangosen 4 të rinj

 

Dy të rinj nga Tirana ka rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit pasi janë kapur me 1 kg drogë e dyshuar kanabis me vete. Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe një i ri tjetër, të cilit i janë gjetur nga Shqiponjat kokainë dhe para të falsifikuara.

 

Po nga forcat Shqiponja, është ndaluar dhe një 22 vjeçar nga Tirana, të cilit pas kontrollit fizik nga efektivët e patrullës i është gjetur drogë.

 

“Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

 

 

– K. T., 23 vjeç dhe K. M., 22 vjeç, pasi në rrugën “Egnatia” gjatë kontrollit të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis dhe 3 aparate celular ;

 

– E. C., 23 vjeç, pasi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë dhe një kartmonedhë 50 euro, e dyshuar fallco ;

 

– J. Xh., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

 

Burimi/newsbomb.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button