KurioziteteLajme

Fundjava me shi, temperaturat ulen me 3-4 gradë Celsius

Fundjava me shi, temperaturat ulen me 3-4 gradë Celsius

Nga një javë me temperatura të larta dhe mot të qëndrueshëm, kjo fundjavë duke nisur nga e premtja në pasdite do të shoqërohet me reshje shiu dhe ulje të temperaturave.

 

“Do të mbetet deri në orët e mesditës nën mbizotërimin e kthjellimeve por në orët në vijim do të kemi zhvillim të vranësirave duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Ndërsa në zonat e thella malore pritet që reshjet të jenë në formë dëbore por në sasi të pakta”, u shpreh meteorologu Hakil Osmani.

 

Sipas parashikimeve të Meteoalb edhe temperaturat maksimale dhe minimale të ajrit do të pësojnë ulje me 3 deri në 4 gradë Celsius, madje në zonat malore nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës.

 

“Temperaturat e ajrit do të kenë ndikim nga prezenca e dukshme e reshjeve në territorin shqiptar duke bërë që nga 23-24 gradë celsius, temperatura që kemi patur gjatë kësaj javë, pritet që ditën e shtunë të kemi një rritje të tyre deri në 20-21 gradë celsius në vlerat maksimale, ndërsa minimumet pritet të mbeten relativisht të larta në vlerat 2-3 gradë celsius”, tha meteorologu Hakil Osmani.

 

Meteorologët parashikojnë se dhe fillimi i javës që vjen do të ketë mot të paqëndrueshëm, madje dhe ulje të temperaturave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button