BotaKurioziteteLajme

Emrat/ Kush janë 13 shqiptarët e kokainës të arrestuar në Venecia

Emrat/ Kush janë 13 shqiptarët e kokainës të arrestuar në Venecia

  1. Bushpepa, F. Caushaj, S. Dauti, E. Gorovelli, G. Maklaj, S. Meshi, T. Osmani, E.Sterkaj, B. Tusha, E.Tusha, E.Tusha, S.usha dhe O.Veizi. Këta janë 13 shqiptarët e arrestuar të martën në Venecia, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e kokainës në këtë qytet.

 

Përveç personave më lart, mediat italiane shkruajnë se pjesë e grupit janë edhe 3 shqiptarë të tjerë që dyshohet se ndodhen në Shqipëri, ku besohet se kanë mbetur të bllokuar për shkak të pandemisë.

 

Ndërkohë, nën hetim mësohet se janë edhe 5 persona të tjerë, 4 italianë dhe një afrikan.

 

Në këtë operacion të gjerë antidrogë të policisë në Venecia, që u zhvillua nën drejtimin e Antimafias, u përfshinë mbi 100 oficerë policie.

 

Shumë prej të arrestuarve ishin të punësuar në qendrën historike, duke kamufluar në këtë mënyrë aktivitetin e tyre kriminal. Autoritetet kanë sekuestruar gjithashtu një sasi kokaine.

 

Grupi në fjalë kishte një strukturë piramidale, me detyra dhe nivele përgjegjësie të mirëpërcaktuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button