fbpx
aktoretBotaKurioziteteLajme

Zbulohet skenari sesi do të zhvillohet ‘Eurovision 2021’

Zbulohet skenari sesi do të zhvillohet ‘Eurovision 2021’

Festivali i këngës ‘Eurovision 2021’ do të lejohet që të ndiqet nga 3.500 spektatorë. Qeveria holandeze lejoi që festivali që do të mbahet në ‘Ahoy Arena’ të Roterdamit, në maj të ndiqet nga një numër i reduktuar spektakolarësh, por sigurisht nën protokollin e masave anti-COVID.

Arena do të jetë gjysmë e mbushur, ndërkohë që spektatorëve do t’iu duhet një test negativ për COVID-19 përpara se të lejohen brenda.

Organizatorët e Eurovision-it e kanë mirëpritur këtë vendim dhe janë shprehur se do të shqyrtojnë opsionet që iu janë vënë në dispozicion. Ata u shprehën se do të njoftojnë për më shumë detaje në javët e ardhshme për mënyrën e organizmit, nëse situata e lejon. Organizatorët kanë thënë se shëndeti dhe siguria e të pranishëmve mbetet përparësia e tyre kryesore dhe se të gjithë do t’iu do të ndjekin një protokoll të rreptë.

 

Në ‘Eurovision 2021’, Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja, Anxhela Peristeri, e cila do të performojë në natën e dytë të gjysmëfinales dhe renditet e 11-ta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button